Rreth Nesh

Rreth Spearfishing Albania TEAM


Spearfishing Albania është një komunitet gjuetarësh sportiv nënujorë në apnea të cilët i bashkon pasioni. Komuniteti përbëhet kryesisht prej sportisteve dhe të apasionuarve Shqiptarë që ushtrojnë këtë disiplinë në brigjet Shqiptare por dhe përtej kufijve. Duke qënë një komunitet i tillë, anëtarët e tij, ndajnë sfida, problematika e praktika sportive të përbashkëta.

Qëllimi i faqes spearfishingalbania.com është edukimi nëpërmjet ndarjes së pasionit për gjuetinë nënujore në apnea sipas standarteve të duhura, duke mbajtur fokusin tek siguria dhe mbrojtja e mjedisit nënujor shqiptar.

Në këtë faqe anëtarët ndajnë praktikat më të mira, problematikat si edhe sugjerimet e tyre për çështje të ndryshme që i perkasin këtij sporti. Të gjithë të apasionuarit janë të ftuar të jenë pjesë e këtij komuniteti të hapur dhe të ndihmojnë në promovimin e ndjeshmërisë ndaj florës e faunës nënujore në brigjet Shqiptare.

Vizioni & Misioni

Spearfishing Albania Team synon të kthehet në një nga protagonistët në komunitet përsa i përket ndërgjegjësimit lidhur me gjuetinë e paligjshme apo veprimtaritë që dëmtojnë trashëgiminë natyrore të brigjeve Shqiptare megjithë faunën e florën nënujore të tyre.

Faqja spearfishingalbania.com së bashku me faqen SAT në facebook dhe grupin Apnea Forum Albania ka për qëllim informimin dhe argëtimin nëpermjet ndarjes së përvojave, udhezimeve, trofeve të sportdashësve dhe shqetësimeve që lidhen me këtë sport.