Ardi Gjuzi
27
Apr

Blackout & Samba

Nga Ardi Gjuzi

Funksioni normal i trurit varet nga nje sasi e nevojshme e oksigjenit dhe e glukozes ne qarkullim, kur kjo sasi ulet poshte nje limiti te caktuar sjell menjehere renien e te fiketit e quajtur “blackout”. Dikur ne termin mjeksor quhej “sinkope” por me marrëveshje, ky emërtim u ndryshua pasi sinkope nënkupton edhe pushimin e funksionimit të zemrës gjatë të fiktit. Zemra pushon vetëm kur në mushkëri na futet uji si pasojë e mungesën së ndihmës nëqoftëse ndodhemi vetëm në det.

Pas blackoutit prej mungesës së oksigjenit (hipoksisë), trupi ynë reagon në mënyrë spontane duke u munduar të rifilloj frymëmarrjen, por nqs personi nuk ka ndihmën e një miku pranë, hunda dhe goja do jenë të zhytura në uje dhe në vend të ajrit do te futet uji dhe arresti kardiak do të jetë i pa evitueshëm.
Blackout mund të jetë edhe i thatë, kur uji nuk futet në mushkëri për arsye të nofullave që shtrëngohen me njëra-tjetrën (ja pse nuk duhet mbajtur edhe tubi në gojë gjatë zhytjes). Shumë zhytësa janë shpëtuar edhe pas disa minutash pas bllokimit të frymëmarrjes. Funksioni i zemrës dhe i trurit kanë vazhduar rregullisht nga ajo përqindje e vogël oksigjeni që kishte mbetur në qarkullim.

Pra Blackout nuk është gjë tjetër veçse një mbrojtje ekstreme e organizmit tonë.
Principi baze që regullon çdo aktivitet fiziologjik është mbrojtja e jetës duke sakrifikuar edhe dëme të rënda .

Për ta thjeshtuar më shumë: Kur zhytemi në apnea ndërpresim frymëmarjen vullnetarisht, në këtë mënyrë fillon një konsumim gradual i oksigjenit që mbetet në mushkëri dhe rritje e dioksidit të kabonit.
Sapo dioksidi i karbonit kalon mbi një farë niveli, fillon refleksi i frymëmarjes në formën e kontraksioneve të diagframës. Në qoftë se ne me “kokëfortësi” e injorojme këtë sinjal duke u munduar të qendrojmë sa më shumë nën ujë dhe O2 vazhdon të ulet dhe CO2 te ngrihet. Truri lëshon sinjale akoma dhe më të forta në nëvoje të ajrit të freksët dhe për të rifilluar frymëmarjen.

Nqs zhytësi vazhdon të sforcohet duke i injoruar këto sinjale, një pjesë autonome e trurit tonë vendos të marrë në kontroll situatën duke ndërprerë të gjitha aktivitetet metabolike të trupit tonë dhe ne “fikemi” ose shkojme në blackout. Kjo pra quhet një mbrojtje ekstreme e trupit tonë sepse pjesa autonome e trurit vendos që atë pak oksigjen që ka mbetur ta ruajë për zemren dhe për trurin.
Pra blackout është një përpjekje ekstreme shpëtimi nga vetë organizmi ynë dhe jo fundi i jetës.
Rrezikshmeria e vërtetë është kur jemi nën ujë sepse pas rënies se fiketit trupi do të rifillojë sërisht frymëmarjen por me koken nën uje do të shkaktojë lagien e mushkërive, arrestin kardiak dhe rrjedhimisht vdekjen.

Megjithatë, jo gjithmonë kalohet direkt në blackout; shpesh kalohet në një situatë e quajtur “mioklonia” ose ndryshe e quajtur “Samba”. Është një situate ku trupi fillon të dridhet, apneisti nuk ka kontrollin e vetes, humb, kontrollin motor të trupit dhe është në gjendie të fikti.

E rendesishme.
Si nga samba apo nga blackout mund të dalësh pa asnjë problem, mjafton të kesh një mik afër që të mban kokën jashtë ujit dhe të ndihmon për të filluar frymëmarjen, pra duhet të jemi gjithmonë pranë deri në rekuperimin total të vetëdijes.
Në të kundert, nëqoftëse humbim shumë kohë do të duhet një ekspert i pajsur me mjete edhe për rëanimacion.

Për të shmangur rrezikun e blackout dhe samba është shumë e reëdësishme të njohim veten, limitet personale, nivelin personal dhe të mos e ekzagjerojmë me apnean. Pa sforcime dhe mbi të gjitha të qetësohemi, të marim frymë në mënyrë korrekte përpara zhytjes duke shmangur frymëmarrjet me forcë dhe të shpejta.

Një nga fazat e rëndesishme në vazhdim është edhe dalja në sipërfaqe.
Të shmangim frymëmarjet me forcë, sapo dalim në siperfaqe të nxjerrim reth 50% të ajrit duke u mbushur shpejtë me ajër të fresket pa i zbrazur kurrë totalisht mushkritë (frymëmarje e kontrolluar), më vonë mund të filloni me frymëmarjen normale sapo të ketë kaluar faza kritike.
E rëndesishme është gjithashtu edhe të mos nxjerrim ajrin pa dalë akoma në sipërfaqe. Ajri është i cmuar, kur jemi nën ujë nuk duhet harxhuar përpara daljes.