Lopatat per zhytjen e lire
26
Apr

Lopatat për Apnea

Sot në treg mund të gjendesh shumë lloje e marka lopatash. Për të mos u zgjatur, do të fokusohemi tek lopatat e peshkimit nënujor të cila janë në përgjithësi më të gjata se ato të zhytjes me bombola apo të lopatave që përdoren për snorkeling (qëndrimin rekreativ në sipërfaqe me maskë dhe tub). Ato variojnë në gjatësi në përgjithësi ndërmjet 80 dhe 90 cm pasi duhet të jenë të gjata mjaftueshëm në mënyrë të tillë që të japin shtytjen e duhur për të shkuar poshtë e lartë pa shumë lodhje për peshkatarin. Kujtojmë që energjia që shpenzojmë kushton oksigjen të cilin nën ujë e kemi me shumë kursim.

Në përgithësi përzgjedhja bëhet ndërmjet 3 fortësive dhe 3 materialeve nga të cilat përbëhen lopatat.

Lopatat mund të jenë të buta, të mesme apo të forta. Zgjedhja varet nga trajnimi dhe përvoja e peshkatarit. Lopatat e buta shtyjnë më pak, por lodhin edhe më pak këmbën. Gjithashtu janë edhe më prakitke për zhvendosjet në sipërfaqe dhe preferohen nga persona më pak atletik ose peshkatarët ose me peshe trupore më të vogël. Lopatat e forta preferohen nga gjuetarët e thellësive të cilët kanë nevojë për shtytje më të madhe dhe në përgjithësi kanë kushte fizike më atletike ose me peshë trupore më të madhe. Lopatat me fortesi të mesme janë vetëshpjeguese.  

Përsa i përket materialeve me të cila ato prodhohen, ndahen në 3 grupe  ku secili grup është progresivisht më i shtrenjtë se i mëparshmi. Plastike (teknopolimer)vetrorezine dhe karboni.

Karboni sot mbahet si materiali më elitar pasi ai ka përkulshmëri të lartë dhe ruan formën e dhe karakteristikat e tij në kohë. Këto pine janë shumë rezistente dhe te lehta në krahasim me materialet e tjera të cilat mund të jenë edhe të thyeshme kur palosen aksidentalisht.

Lopatat plastike (teknopolimer), janë më të lirat. Edhe ato janë rezistente ndaj përthyerjeve, por janë konsiderueshëm më të rënda se ato të karbonit apo vetrorzinës dhe e kanë jetëgjatësinë më të shkurtër pasi me kalimin e kohës, plastika i humb vetitë e saj fillestare.

Vetrorezina është një zgjidhje e mesme ndërmjet karbonit dhe teknopolimerit i cili është i përshtatshëm për shumë peshkatarë dhe ka një raport të mirë cilësi/çmim.