Elior Kulla me Gofe +10kg
26
Apr

Masat e lejuara të gjahut

Shqipëria ashtu si edhe shumë vende të tjera të Evropës që dalin në Mesdhe, i bazohet normave mesdhetare të masave të peshqve të lejuar. Megjithëse në treg ndodh shpesh të gjesh edhe arka me Spalca (sarago) 6 cm secilia, po kjo nuk do të thotë që lejohet. Ne si komunitet duhet të jemi shumë rigorozë në respektimin e madhësive minimale ose të pakten ato të keshilluara në evropë nëse duam të ruajmë detin e te kemi edhe për nesër. Më poshtë janë përmasat e peshqve më të hasur prej nesh dhe norma minimale e madhësise së tyre e matur në cm. (kolona e mesme tregon emrin biologjik)

Parimi kryesor i masës së peshkut, është që ai të ketë kaluar pjekurinë seksuale dhe të ketë pasur mundësi të kryejë procesin e shumimit.

  1. Açuga – Engraulis encrasicolux  – 9 cm
  2. Ngjala – Belone belone -25 cm
  3. Qefulli – Mugil sp – 25cm
  4. Kerri (Rofio) – Pinephelus guaza – 45 cm
  5. Korb – Scianea umbra – 20 cm
  6. Dental – Dentex sp – 30 cm
  7. Grongo – Conger conger – 50 cm
  8. Lampuga – Stromateus fiatola – 60 cm
  9. Lic – Lichia amia – 60 cm
  10. Merluci – Merluccius merluccius – 20 cm
  11. Mormora – Lithognathus mormyrus – 15cm
  12. Morena – Muraena helena – 60cm
  13. Morena e zeze – Gymnothrax unicolr – 60 cm
  14. Koca – Sparus auratus – 20 cm
  15. Peshku shpate – Xiphias Gladius – 140 cm
  16. Peskatriçe – Lophius piscatorius – 40 cm
  17. Romb – Psetta maxima – 20 cm
  18. Salpa – Salpa salpa – 15 cm
  19. Spalca (saragua) – Diplodus spp – 15 cm
  20. Skumber – Scomber scombrus – 20 cm
  21. Levreku – Dicentrachus labrax – 25 cm
  22. Ton – Thunnus thynnus – 70 cm ose 6.4kg
  23. Barbun – Mullus spp – 11 cm
  24. Tordo (peshk bari) – Labrus merula e labrus vividis – 20 cm