25
Apr

Pozicioni i sigurtë për të mbajtur pushkën e detit përpara zhytjes

Shumë herë kemi folur për pushkën dhe rezikshmërinë e saj. Kemi përmendur që kurrë nuk duhet kthyer nga vetja apo nga shoku. Përveç kësaj përsërisim (këtë radhë edhe me figurë) pozicionin e sigurtë kur bëjmë vertikalin për të zbritur drejtë fondalit. Me pushkë në dorë duhet një kujdes shumë i madh, sidomos kur bëjmë vertikalin.

Tek pozicioni 1, duke e mbajtur pushkën në mes rezikojmë që në momentin e vertikalit maja e shtizës të na kthehet në fytyrë.

Pozicioni 2, në momentin e vertikalit përveç se rezikojmë që maja të na ngulet në ndonje zonë të kembës është edhe reziku që pushka mund të shkrepet kur ne përpiqemi për të mar vrullin e zhytjes.

Pozicioni 3 është i saktë dhe i sigurtë. Maja shikon jashtë rrezes së trupit tonë dhe pushka është e kthyer në drejtimin e duhur të inercise sonë drejt fondalit.