01
May

Tipet e rripit për zhytje të lirë. Sasia e peshës në rrip dhe shpërndarja e tyre

Kjo është një temë shumë e rëndësishme për shumë zhytës dhe sidomos për ata që janë në hapat e para.

Duke mar si shkas të gjitha mesazhet në inbox tek faqja e facebook SAT, po hapim edhe publikisht një temë për ata qe kanë nevojë të dijnë më shumë në lidhje me të.

1. Tipi i rripit për zhytje të lirë
Ekzistojnë modele dhe materiale të ndryshme rripash për zhytje.
Për ne që merremi me zhytje të lirë është shumë e rëndësishme që të kemi një rrip elastik (siç duket ne figurën 1) dhe jo një rrip të ngurte siç ndodhet në figurën 2. Të dy tipat e rripit kanë një togës e cila ka një sistem zbërthimi shumë të shpejtë ne mënyrë që nëse ndodhemi në vështirësi në fund të detit apo gjatë ngjitjes mund ta zbërthejmë rripin mjaft lehtë.
Rripi elastik është më efikas për ne të zhytjes së lirë e cila ndryshon totalisht nga zhytja me bombola. Me një rrip të fortë gjatë zbritjes drejt fundit të detit, peshat do të lëvizin. Duke qenë se ne jemi me kokë poshtë peshat do të na vijnë ne kraharor. Kjo ndodh për arsye se presioni i ujit na shtyp trupin në çdo metër që zbresim. Ndërsa një rrip elastik do t’i përshtatet më mirë trupit gjatë ndryshimit të trysnisë.

Ne të grupit SAT këshillojmë që rripin ta mbërtheni gjithmonë në pjesën e kockës së legenit (poshtë belit) pasi është një zonë e ngurtë e cila nuk shtypet.

2.Sasia e peshave në rryp.
Të gjithë pyesim: sa pesha duhet të vendosim në rrip perpara se të futemi në det??
Ky argument nuk ka një përgjigje fikse.
Edhe pse një teori thotë: Në çdo 10 kg të trupit tonë duhet të vendosim 1 kg në rrip, pra nëse ne peshojmë 60 kg duhet të vendosim 6 kg në rrip por as kjo nuk është shumë e saktë pasi çdo gjë varet nga shumë faktorë.
E para është se sa i trashë është kostumi që veshim 3 mm, 5 mm, 6 apo 7 mm ose kombinimi i veshjes si psh. pantallona 5mm dhe xhaketa 6mm, apo nëse kemi veshur kanotiere neopreni (sottomuta) etj
E dyta është se sa thellë do të zhytemi. Sa më thellë zhytemi aq më pak pesha na duhen. Sa me cekët gjuajmë aq me shume pesha na duhen.

3.Shpërndarja e peshave.
Siç thamë më lartë varet nga thellësia që gjuajmë. Nëse gjuajmë brenda 10 metrave (pak a shumë) është komode edhe një jelek (Figura nr 3)për të shmangur sforcimin e shtyllës kurrizore e cila në ujë të cekët, duke pasur të gjitha peshat në brez, pjesa e kraharorit si më e lehtë tenton të pluskojë dhe ne sforcojmë shtyllën kurrizore. Ndërsa në përdorimin e jelekut me pesha çdo gjë balancohet dhe do të kemi një qëndrim më komod në fund gjithashtu një qëndrim teknikisht më te saktë për sa i përket gjuetisë së peshkut.

Për të provuar peshat duhet të futemi në ujë me mushkri plot, mjekra duhet të qëndrojë jashtë ujit dhe pastaj sipas dëshirës shtoni apo hiqni peshë për të gjetur ekuilibrin që preferoni, sipas thellësisë që do të shkoni apo sipas trashësisë të kostumit që keni veshur.

Është e rëndësishme që në sipërfaqe të jemi gjithmonë pozitiv në mënyre që të jemi sa më të relaksuar për të përgatitur apnean dhe me një ekuilibër perfekt në fondalin që do zbresim për të peshkuar me një pritje sa më komode.

E rëndësishme. Mos hezitoni kurrë të zbërtheni togzsën dhe të braktisni peshat nëqoftëse jeni në vështirësi nën ujë….Jeta kushton më shumë se sa një rrip me pesha.


SPEARFISHING ALBANIA TEAM