
Llastikët e Pushkës
Sezoni pranveror i peshkimit ka filluar e shumë prej nesh janë të detyruar të ndërrojnë llastikët e pushkeve pasi mund të jenë konsumuar. Më poshtë është një tabelë shumë praktike se si duhet të llogarisni gjatësinë e llastikëve
Llogaritja e gjatësisë së llastikëve për gjatësitë e ndryshme të pushkëve. Koeficienti më i përdorur i fuqisë përgjithësisht është 300% ku fuqia është e pranueshme. Në rastet kur përdoret llastiku rrethor, këshillohet të lihet një tolerancë prej 1 cm në të dy fundet e tij (ose totale 2cm) për tu siguruar që kapja të jetë siç duhet. Në varësi të gjatësisë së pushkës gjithashtu këshillohet edhe përdorimi i trashësive të ndryshme të llastikut (nëse përdorni vetëm një llastik). Për pushkët 50-75 cm këshillohet llastik 16mm. Për pushkët 82-110 cm këshillohet llastiku me trashësi 18 mm.
Gjatësia e pushkës | Koeficienti i fuqise: 300% | Koeficienti i fuqise: 320% | Koeficienti i fuqise: 350% |
75 | rrethore: 48cm – cift: 24cm | rrethore: 45cm – cift: 22cm | rrethore: 42cm – cift: 20cm |
82 | rrethore: 52cm – cift: 26cm | rrethore: 50cm – cift: 25cm | rrethore: 45cm – cift: 22cm |
85 | rrethore: 55cm – cift: 27cm | rrethore: 51cm – cift: 25cm | rrethore: 47cm – cift: 23cm |
90 | rrethore: 58cm – cift: 29cm | rrethore: 55cm – cift: 27cm | rrethore: 50cm – cift: 25cm |
95 | rrethore: 62cm – cift: 31cm | rrethore: 58cm – cift: 29cm | rrethore: 53cm – cift: 26cm |
100 | rrethore: 65cm – cift: 32cm | rrethore: 61cm – cift: 30cm | rrethore: 56cm – cift: 28cm |
105 | rrethore: 68cm – cift: 34cm | rrethore: 64cm – cift: 32cm | rrethore: 58cm – cift: 29cm |
110 | rrethore: 72cm – cift: 36cm | rrethore: 67cm – cift: 33cm | rrethore: 61cm – cift: 30cm |