26
Apr

Yçkla të vogla që bëjnë punë gjatë spearfishing

Një sy mbyllur për të parë më mirë në guva

Nëse nuk keni një elektrik dore dhe doni të gjuani në guva, kjo hile mund t’ju ndihmojë shumë për të parë në errësirë.
Gjithçka që duhet të bëjmë pasi kemi piketuar një guvë në të cilën ja vlen të hedhim një sy, është që gjatë momentit që përgatitemi për zhytjen (gjatë relaksimit e frymëmarrjes përgatitore), mbajmë njërin sy të mbyllur për rreth 20-30 sekonda. Kur i afrohemi guvës i hapim te dy sytë, dhe do të vëmë re që shohim shumë më mirë. Kjo ndodh pasi gjatë kohës që mbajmë njerin sy të mbyllur, i japim kohë bebes të zmadhohet për të mbledhur më shumë dritë kur të hapim prapë syrin. Është e provuar dhe e garantuar që funksionon.

Rekuperim i shpejtë

teknika spearfishing

Me këtë hile do ti jepni mundësi vetes të merrni veten shumë më shpejtë e të jeni në formë ndërmjet zhytjeve.
Sa herë që dalim për tu zhytur prapë ku normalisht duhet të shpenzojmë 2fishin e kohës së zhytjes në sipërfaqe, po të ngrejme pak maskën e të marrim frymë me hundë, do ta marrim veten shumë më shpejtë duke qënë se Perëndia ka krijuar hundën për të marrë frymë, e gojën për të ngrënë (Cit. Ardy Storm)

Mbas daljes në sipërfaqe goja bën aksionin e parë (duke qënë më e madhe dhe na jep ndihmën e parë për tu mbushur sa më shpejtë me ajër)
Kështu duke vazhduar me manovrën e dytë, në menyrë që të qetësojmë veten dhe për të marrë kontroll sa më shpejtë bëjmë mirë të ngrejmë pak maskën në zonën e hundës duke bërë frymemarrje të qeta me hundë.