peshkimi naten
26
Apr

Çfarë nuk është sportive

Ne të Spearfishing Albania Team jemi shumë të ndejshëm ndaj ruajtjes së ekosistemit nënujor Shqiptar. Çdo gjë lidhur me këtë sport që është në kundërshtim me etiken tonë është fortësisht e dënueshme. 

Më poshtë janë disa praktika të cilat për fat të keq aplikohen akoma në territorin Shqiptar të cilat nuk janë aspak sportive. Praktika të tilla dëmtojnë mjedisin nënujor dhe sjellin pasoja afatgjata. Pjesa më e madhe e këtyre praktikave janë të ndaluara me ligj në vendet e tjera dhe dënimet për to variojnë nga konfiskime pajimesh, gjoba e deri në burg.

– Peshkimi nënujor me bombula oksigjeni (Pajisje SCUBA) – Kjo praktike shkakton shkatërrimin e faunës nënujore duke i lejuar kundravajtesit të masakrojë çerdhet e përhershme të peshqve. (aktualisht në Shqipëri peshkimi i tillë është i ndaluar me ligj)
– Peshkimi nënujor në zhytje të lire natën me drita nënujore – Kjo lloj gjuetie është antisportive, pasi krijesat nënujore verbohen nga drita dhe paralizohen në kontakt të drejtëpërdrejtë me të. Peshkimi natën nuk është aspak sportiv, por është masaker dhe i ndaluar sipas ligjit Shqipëtar. Përdorimi i dritave është i lejuar vetëm gjatë ditës për të ndriçuar guvat.
– Peshkimi abuziv i molusqeve dhe krustaceve perveç cefalopodëve dhe karkalecave – Gjuetia e specieve si dateri, gjinkallave të mëdha, yjeve të detit dhe kastravecit të detit dëmton florën dhe faunën nënujore dhe rrjedhimisht ekosistemin ku rriten specie të ndryshme krijesash nënujore.
– Peshkimi i ekzemplarëve të vegjël – Çdo ekzemplar i kapur duhet të ketë arritur minimalisht përmasat e tij optimale për tu riprodhuar. Minimumi i mundshem për shumicën e specieve është gjatësia 15 cm. Për pelagjik të mëdhenj si Kerri përmasat minimale mund të shkojne deri në 45 cm.
– Përdorimi i lëndëve si tretësira e gurkalit apo helme të tjera – Përdorimi i teknikave abuzive si tretësira e gurkalit apo helme të tjera që perdoren për të nxjerre nga guva oktapodët apo për qellime të tjera, përveç se janë shumë të demshme për ekosistemin nënujor, janë edhe shumë të dëmshme për vetë abuzuesin.
– Mbipeshkimi – Të mos harrojmë që ky është thjesht një sport dhe qëllimi është argëtimi, jo krijimi i rezervave në frigoriferë. Duhet të marrim nga deti aq sa të jetë e mjaftueshme për të kenaqur pasionin tonë e jo të tregohemi të pangopur.

Praktikimi i këtyre praktikave abuzive do të bëjë që nesër të ketë me pak peshq e krijesa deti për të tërë.