
Mirësjellja Sportive
Disa gjera mund të mos jenë të domosdoshme të ndiqen, por janë shumë të këshillueshme në rast se duhet të bëhemi peshkatarë sportivë të mirë.
1- Pushka edhe kur nuk është e armatosur është një instrument i frikshëm për të tjerët që nuk e dijnë se si funksionon ajo. Gjithnjë mbajeni me drejtim nga toka dhe vërini një tapë për të mbuluar majën e mprehtë.
2- Nëse shohim bovën e një kolegu është gjithnjë e këshillueshme të mbajmë një distancë të pranueshme në mënyrë që të mos ti prishim punë gjatë aksioneve të tij të peshkimit.
3- Nëse takojmë një koleg në ujë gjithnjë duhet të ulim pushkën.
4- Nëse shohim “kushërinjtë” tanë peshkatarë me grep, për mirësjellje respektoni një distancë të konsiderueshme edhe prej tyre.
5- Nëse shihni egzemplarë peshqish me barkun më të madh se normalisht do të thotë kemi te bejme me nje mami e cila nuk i ka depozituar akoma vezët e saj. Në këtë rast etike është të evitohet kapja e saj.
6- Është etike të mos gjuhen peshqit apo molusqet e vegjël të cilët nuk kanë arritur përmasat e duhura për tu riprodhuar. Nëse e bëjmë këtë tregohemi shumë dritëshkurtër dhe nuk bejme gje tjeter vecse nje hap drejt shkatërrimit te faunës nënujore.
Nuk duhet të harrojmë që qëllimi jonë është sportiviteti e kënaqësia që na jep ky sport, e jo përgatitja e tryezës. Nëse duam të mbushim tryezën, kushton shumë më lirë të blejmë peshkun në dyqane.