26
Apr

Kompensimi i veshëve

Është shumë e rëndësishme që sa herë që zhytemi të kompensojmë veshët, maskën dhe të heqim tubin nga goja. 

Në rast se nuk kemi mësuar të kompensojmë siç duhet dhe ndjejmë dhimbje në veshë apo në ballë, duhet të kthehemi urgjentisht në sipërfaqe.

Daullja e veshit është shumë delikate dhe e rëndësishme për tu mirëmbajtur. Sa herë që zhytemi, presioni i ujit na i shtyn daullet e veshëve për brenda duke na shkaktuar dhimbje dhe duke rrezikuar dëmtime të daulles. Teknikat e kompensimit janë të ndryshme. Pjesa më e madhe e autodidaktëve mund të bëjnë një teknikë kompnesimi të regullt apo të gabuar por pa vetëdije, për këtë arsye së shpejti do të publikojmë një video për të kuptuar më thellë mekanizmat e kompensimit dhe të gjitha teknikat.

Manovra bazë është ajo e Valsavës të cilën ne apneistët nuk e përdorim spese kjo manover nuk funksionon me shumë se 6-7 metra per arsye se, duke qënë kokë-poshtë do të sforcohemi shumë për të trasportuar ajrin deri tek veshët, kjo teknike në rastet më të shumta ushtrohet nga zhytësit me bombula sepse kanë rezerva ajri të mjaftueshme dhe metodë zbritje ndryshe drejtë thellësisë.Për të realizuar manovrën e Valsaves duhet mbajtur hunda në mënyrë të tillë që të mos të dalë ajër prej saj dhe ti fryjmë lehtë duke ushtruar forcë me anë të muskujve të barkut dhe duke lejuar ajrin të shtyjë nga brenda tipanet e veshëve deri sa presioni nga të dy anët e daulleve të veshëve të jetë i njëjtë.Për zhytesit me bombula funksionon në c’do thellësi.

Nje nga teknikat efikase për ne apneistët që na lejon të shkojmë në thellësi të rëndësishme dhe të na mbajë sa më të qetë në zhytje pa krijuar sforcime të kota është manovra Frenzel. Ndryshe nga Valsalva, në momentin e kompensimit nuk ushtrojmë forcë nga mushkritë por kapim hundën,mbyllim grykën dhe përdorim ajrin që kemi në gojë duke krijuar një presion të brëndshëm me anë të gjuhës apo duke shtrënguar faqet në mënyrë që ajri të kalojë në zgavrat e hundës duke i dhënë presion tubës së eustakut nga brenda dhe kështu duke krijuar volumin e brendshëm të daulleve në vesh. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos shtyjmë shumë ajër e të krijojmë disbalance (kësaj rradhe nga brenda)

Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet sforcuar apo ushtruar forcë në manovrat e kompensimit. Nëse kjo ndodh duhet të ndalojmë menjëherë zhytjen dhe të dalim në sipërfaqe. 

E rëndësishme është që balancimi të fillojë që në momentin e parë të zhytjes dhe të vazhdojë deri kur të arrijmë në thellësinë që duam të gjuajmë. Manovra e kompensimit ushtrohet gjithmonë në nevojë dhe nuk duhet të presim asnjëherë deri kur të ndjejmë shtypje të forta apo dhimbje në vesh.

Manovrat e konpensimit janë të ndryshme që nga hands free (të kompensosh pa vënë duart në hundë). Frenzel.Frenzel e përparuar.Frenzel vazhdues(sekuencial) dy versione të mouthfill si normale dhe e përparuar të cilat do të na shërbejnë më tej me eksperiencën, në përimisimin e performancave dhe të thellësisë.

Së shpejti do të vijë edhe video për më shumë detaja.